Gjatë ditës së sotme në Gaza janë ndërprerë përkohësisht luftimet, për t’u dalë në ndihmë civilëve.
Sipas raportimeve nga BBC, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se në Gazë po ndodh “pauzë taktike e luftimeve” për t’u dalë në ndihmë civilëve, shkruan albinfo.ch.
Nga Izraeli kanë deklaruar se “këto pauza taktike janë të kufizuara në kohë dhe zona”, teksa nuk është dhënë orari i kësaj pauze të sulmeve.
Në anën tjetër, edhe gjatë ditës së djeshme BBC ka raportuar se ushtria izraelite ka shpallur një pauzë 4-orëshe në tri lagje qendrore në qytetin e Gazës, ndërsa G7 i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndërpresë sulmet për një “pauzë humanitare”, por jo për armëpushim të plotë.