Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka bërë sot për herë të parë paraqitjen para gjyqit të Speciales.
Fillimisht atij i është kërkuar nga gjykatësi që të bëjë prezantimin e plotë të tij.
Deri tani iu janë shqiptuar pikat për të cila akuza, Jakup Krasniqi ngarkohet nga Prokuroria e Specializuar.
Seanca e sotme nuk është gjykim, nuk diskutohet por as edhe nuk merret vendim lidhur me fajësinë apo pafajësinë.
Jakup Krasniqi, është shprehur i pafajshëm dhe i fyer nga aktakuzat e ngarkuara ndaj tij.