Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie, përcjell albinfo.ch.
Ai është dërguar direkt nga aeroporti te varri i vëllait të tij, Azemit, ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it, të asistuar edhe nga policia e Kosovës.
Mbrojtja e Krasniqit bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij të vogël. Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë dy ditë.