Partia Popullore e Zvicrës (SVP-UDC) ka propozuar edhe kandidati e saj të tretë për Qeverinë Federale. Kryesia e SVP-së së këtij kantoni e ka kandiduar në mënyrë unanime këshilltarin qeveritar të kantonit të Thurgaut, 53 vjeçarin Jakob Stark.
Me këtë propozim, tashmë janë tre kandidatë për një ose dy poste në qeverinë e vendit, sa do t`i ketë SVP-UDC-ja. Para kandidatit Stark, qenë kandiduar edhe Hannes German nga Schaffhauseni dhe Guy Parmellin nga Vaudi.
Kandidatura përfundimtare dhe e zyrtarizuar do të dihet të enjten që vjen dhe për të do të vendosë grupi parlamentar i SVP-UDC-së në Parlamentin Federal.