Në Zvicër janë publikuar statistikat, të cilat tregojnë një rritje të kostove të qirave në gjithë Zvicrën, megjithëse qiratë po bien në disa kantone dhe qytete.
Duke pasur parasysh që kostoja e jetesës është një temë e përsëritur në Zvicër, një studim gjithëpërfshirës ka treguar se qiratë rriten dhe qëndrojnë – e në disa vende edhe të bien, shkruan gazeta zvicerane “The Local.ch”.
Statistikat tregojnë se liqeni pranë të cilin jetoni, ndikon më shumë sesa pamja juaj.
Një rënie e vogël
Sipas këtij raporti thuhet se në Gjenevë, ku qiratë janë zyrtarisht më të larta në vend, qiratë kanë rënë pak, me -0.3 për qind.
Në një rajon tjetër liqenor, Neuchâtel, rënia ishte më e fortë, me qira në rënie me -1.2 për qind.
Nërsa në Jura dhe Lucerne pati gjithashtu një rënie të qartë: qiratë tani janë 0.8 për qind dhe 0.6 për qind më lirë se një vit më parë.
Ky studimi u përfundua gjatë një viti të plotë, me shpenzimet e qirave të marra në konsideratë nga shtatori 2018 deri në shtatorin 2019.
Ku rriten qiratë?
Ajo që banorët e qytetit më të madh në Zvicër me siguri nuk do të habiten është se qiratë po rriten në Cyrih.
Kostot e qirasë u rritën me 0.4 për qind në periudhën e hetimit dhe me 0.3 për qind në Bernë dhe Grisons.
Ndërsa Gjeneva ka qiratë më të larta në qytet mesatarisht, Cyrihu është më i shtrenjti në vend.
Gjithashtu edhe qytetet Schaffhausen dhe Ticino regjistruan një rritje të vogël prej 0.2 për qind, përcjell albinfo.ch.