Informacionet e fundit tregojnë se bashkatdhetarët tanë edhe sot janë duke pritur mbi dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar, shkruan albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdar, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë deri në 1,500 metra.
Po ashtu, edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë ka pritje. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.
Duhet theksuar se piikat e tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta. /Albinfo.ch.