Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në Bundesliga.
Krahas formës së mirë, Milotit iu ka rritur edhe vlera financiare.
Vlera e tij tani ka arritur në 35 milionë euro.
Kjo bëhet e ditur nga faqja transfermarkt.de, përcjell Klan Kosova.
Sipas llogaritjes, 23-vjeçari është lojtari i 34-të më i shtrenjtë në ligën elitare gjermane.
