Në fund të dhjetorit, qiraja mesatare për një apartament prej 100 metrash katrorë ishte 2.150 franga, më e ulët se vlera e 1 janarit 2018, shkruan të premten portali imobiliar, Immoscout, njofton Albinfo.ch.
Çmimet e qirasë kanë rënë me një mesatare prej 0.5 për qind në vit, pavarësisht nga një rritje në korrik (2.210 franga për një banesë 100 metër katror). Viti i kaluar ishte përgjithësisht i favorshëm për qiramarrësit. Ky trend po pakësohet gradualisht, megjithatë paralajmëron lirimin.
Pabarazitë rajonale janë shumë të dukshme. Në aglomeratin e Cyrihut, qiratë u rritën me 0.7 për qind në vit, ndërsa një rënie prej 1.4 për qind është regjistruar në rajonin e Liqenit të Gjenevës, sipas indeksit të ofertave për pasuri të patundshme zvicerane, të botuar nga Immoscout dhe zyra e konsulencës së specializuar Cifi.
Tiçino gjithashtu ka shënuar një rënie të konsiderueshme, ndërsa rritja më e madhe i atribuohet Zvicrës Qendrore, qiraja e së cilës u rrit me 2.3 për qind.
Vetëm shtatë kantone përfituan nga një rënie, ndër të cilat Berna, Basel-Stadt, St. Gallen, Thurgau, Fribourg (-0.1 për qind për të gjithë), Jura (-0.6 për qind) dhe Neuchâtel (-0.9 për qind).
Në raportin e tij mujor, Immoscout gjithashtu raporton mbi çmimin mesatar të shtëpive të një familjeje në Zvicër, e cila u ul me 1.8 për qind në dhjetor krahasuar me muajin e kaluar. Metri katror kushtonte 6155 franga gjatë periudhës në shqyrtim, e cila paraqet një rritje prej 2.6 për qind gjatë një viti.