Gazeta prestigjioze “New York Times” ka renditur sipërmarrjen e shqiptarit Ramiz Kukaj si një ndër dhjetë restorantet më të mira në qytetin e Nju-Jorkut për vitin 2019, sipas një vlerësimi të bërë nga ana e kritikëve të gastronomisë në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.
Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.
Nga të gjitha restorantet, në vendin e shtatë ndodhet restoranti shqiptar në Bronx “Çka ka qëllu”.
Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni.




