Jo të gjithë të intervistuarit kanë dashur të prononcohen me emër e mbiemër. Një shtetase e Maqedonisë 23-vjeçare pohon:
“Për shkak të sigurisë, mendoj se miratimi i Ligjit në St. Gallen është një veprim i duhur. Sepse askush nuk e di se kush fshihet nën burkë. Në të kundërtën, një ndalim i mbajtjes së shamisë do të ishte diçka krejt e ndryshme, por burka nuk ka të bëjë asgjë me fenë”, ka deklaruar ajo për “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Një grua tjetër e re egjiptiane, e cila në Zvicër është duke jetuar tash e disa vite, nënvizon: “Secili mund të vishet siç dëshiron personalisht. Njësoj sikurse mund të visheni aq sa ju dëshironi”.
Më herët, 21-vjeçarja mbante një shami në kokë, por tani e ka hequr pasi presioni shoqëror po i rritej gjithnjë e më shumë.