Duhet të kenë kujdes të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë se duhet të jenë të pajisur me:
– Pasaporten e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
– Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de
– Në rast se nuk jeni të pajisur me certifikatën e vaksinimit, duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.
– Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.