Ministria e Jashtme e Izraelit ka emëruar shtatë ambasadorët e rinj në vende të ndryshme të botës, mes të cilave edhe për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Në Kosovë është emëruar Amar Ziv, ambasador i parë i Izraelit pas njohjes reciproke gjatë vitit të kaluar.
Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pas marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit në mes të Kosovës e Serbisë, shkruan jerusalempost.
Theksojmë se në shkëmbim të njohjes së Izraelit, Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.
Ines Demiri është e ngarkuara e Kosovës me punë në Izrael, gjersa vendi ynë ende nuk e ka emëruar një ambasador në shtetin izraelit.