Izraeli ka sulmuar me dronë Libanin dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën e shtatë të tjerë janë plagosur.
Sipas raportimeve, të dy sulmet ndodhën gjatë një vale të re ofensivash nga Izraeli, i cili ka deklaruar se po godet objektiva të lëvizjes libaneze Hezbollah.
Në njërin prej sulmeve, një dron izraelit goditi një automjet në një rrugë në juglindje të Libanit, ku u vranë dy vëllezër, raporton agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur sërish kohët e fundit, pavarësisht armëpushimit të arritur në fund të nëntorit të kaluar.
Izraeli, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, kërkon çarmatosjen e plotë të lëvizjes libaneze.