Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, solli vendim që të mos e nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë.
“Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës, shkruan ‘Alsat’.
Në njoftimin e Presidencës numërohen pesë arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruajë ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë, përcjell albinfo.ch.
Më 17 qershor kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras, nënshkruan Marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.