Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sërish ka dalë kundër Ligjit për gjuhët, i cili një ditë më parë u miratua mes tensioneve e kërcënimeve të deputetëve të opozitës.
Ivanov vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij të mëparshëm se po dëmtohet shteti ligjor, përcjell albinfo.ch.
Ai akuzon shumicën parlamentare për keqpërdorim të flamurit evropian dhe shkelje të procedurave juridike. “Jo vetëm që e keqpërdorët flamurin evropian në këtë ligj, por i keni shkelur edhe të gjitha procedurat dhe afatet juridike, në mënyrën e sjelljes së të njëjtit”, deklaroi Ivanov.
Ai vlerëson se ky ligj do të shkaktojë bllokadë të tërësishme në punët e institucioneve.