Kryeministri i ri i Italisë, Mario Draghi, është zotuar të përshpejtojë programin e vaksinimit të koronavirusit të vendit, ndërsa ai paraqiti përparësitë e qeverisë së tij përpara një votimi besimi në Dhomën e sipërme të Parlamentit të mërkurën.
Në fjalimin e tij të shumëpritur, Draghi, i cili u betua në zyrë të shtunën, tha se detyra e parë e qeverisë ishte të “luftonte pandeminë me të gjitha mjetet dhe të mbronte jetën e qytetarëve”.
Premtimi i tij erdhi pasi Italia regjistroi 336 vdekje të tjera të koronavirusit të martën, duke e çuar numrin gjithsej në 94,171 – më e larta në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.
“Virusi është armiku i të gjithëve”, tha Draghi.
Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, tha se qeveria duhet të lëvizë shpejt për të marrë dhe shpërndarë vaksinën Covid-19, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.