Në Itali pritet që qeveria të vendosë kufizime për ata persona që nuk janë të vaksinuar, duke përfshirë ndalimin e shërbimit në restorante të mbyllura ose hyrjen në klube të natës, palestra dhe stadiume.
Qeveria po shqyrton kufizimin e hyrjes në trena dhe fluturime të brendshme, ku mund të kërkohen prova të vaksinimit ose një test negativ i koronavirusit.
Rritja e të infektuarve, kryesisht me variantin Delta, ka nxitur thirrjet për vaksinime.