Italia, duke qenë një nga shtetet që e ka përjetuar rëndë periudhën e pandemisë, vendosi masa të rrepta të izolimit për më shumë se dy muaj në përpjekje për ta kufizuar numrin e vdekjeve dhe infektimeve, shkruan The Guardian.
Në Itali ditë më parë u parashikua që ekonomia pas pandemisë do të shënojë ulje për 4.6 për qind vitin e ardhshëm. Megjithatë, disa institucione të tjera kanë frikë se rënia do të jetë më e madhe. Banka e Italisë ka parashikuar rënie të GDP-së mes 9.2 deri në 13.1 për qind, ndërsa Komisioni Evropian pret që kjo shifër të shënojë rënie për 9.5 për qind.
Italia deri më tani është vendi i katërt me më së shumti viktima të koronavirusit në botë me 36,455 raste fatale. Deri të dielën, në Itali janë shënuar 234,998 raste të infektimeve, përcjell albinfo.ch.