Këtë vit turistët do të mund të shijojnë bukuritë e Venecias kundrejt një tarife prej 5 eurosh. Autoritetet italiane kanë njoftuar se do të kufizojnë numrin e turistëve në Venecia.
Para pandemisë rreth 100,000 turistë e vizitonin qytetin çdo ditë.
Nga viti 2022, udhëtarët do të mund të vizitojnë qytetin vetëm pasi të kenë blere biletën e tyre prej 5 eurosh në internet.
Bileta do të jenë të vlefshme vetëm për një ditë.
Bashkia argumenton se qëllimi i këtij vendimi është të dekurajojnë turizmin njëditor, turistët që vijnë dhe ikin brenda ditës, sepse ata e lodhin dhe e stresojnë qytetin.
Gjithashtu do të vendosen porta të mëdha për të mbyllur hyrjet kryesore në qendrat historike të qytetit dhe do të instalohen 500 kamera për të monitoruar fluksin e vizitorëve.