Qeveria italiane ka bllokuar sot eksportin e një dërgese me vaksina anti-covid drejt Australisë nga AstraZeneca. Vendimi ka të bëjë me 250,000 doza të vaksinës të prodhuara nga impianti i AstraZeneca në Itali.
Lajmi vjen në një kohë replikash mes zyrtarëve të BE dhe kompanisë prodhuese, e cila ende nuk ka arritur të prodhojë masën e kërkuar nga shtetet anëtare, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas skemës evropiane të vaksinave, të caktuar prej qershorit të shkuar, unioni ka negocjuar blerjen e vaksinave për llogari të te gjitha vendeve anëtare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar prej muajsh një fushatë kundër “kërcënimit të nacionalizmit të vaksinave”, duke thënë se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.
Sidoqoftë, mungesa globale e dozave ka bërë që vendet të miratojnë masa të jashtëzakonshme për të garantuar që qytetarët e tyre të vaksinohen më parë.