Pesë shqiptarë janë përfshirë në një aksident të rëndë në Carditello të Italisë, përcjellë albinfo.ch
Vetura përfundoi jashtë rrugës dhe u përmbys. Ambulanca dhe zjarrëfikëset arritën menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Sipas mediave italiane, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, por dyshohet të ketë qenë një shpërqendrim i thjeshtë.