Italia do ta pretë Shqipërinë në “Renzo Barbera” të Palermos, në mbrëmjen e 24 marsit, në ndeshjen e radhës eliminatore për Kupën e Botës, kanë bërë të ditur organizatorët, shkruan albinfo.ch.
Italia kthehet në luajë në Palermo pas 1 viti e gjysmë nga suksesi që arriti me Bullgarinë, në fushatën eliminatore të ‘Euro 2016’.
Palermo ka qenë një qytet me fat për kombëtaren italiane, ku në 13 ndeshjet e luajtura numërojnë 11 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, atë me Kroacinë në vitin 1994.
Shqipëria dhe Italia kanë vetëm një përballje në historinë e tyre, atë të 18 nëntorit 2014, në miqësoren e luajtur në Xhenoa, ku ‘Azzurrët’ fituan me rezultatin minimal 1:0.
Ai takim mbahet mend për emocionet e mëdha që solli, me tifozët shqiptarë që mbushën stadiumin në Xhenoa dhe në kor kënduan të dy himnet, italian dhe shqiptar.