Është bërë e ditur nga autoritetet italiane se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 50 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 32 785 numrin total të të vdekurve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 531 raste të reja infektimi, duke shkuar në 229 858 numri i të infektuarve me koronavirus.
Sakaq, Italia shënon numrin më të vogël të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Analiza e të dhënave të ditës së sotme me gjithë numrin e viktimave e të të infektuarve sjellin një konfirmim të përmirësimit të kurbës së pandemisë në këtë shtet. /Albinfo.ch