Në 48 orët e fundit Italia ka regjistruar numrin më të ulët të të infektuarve dhe vdekjeve nga Covid-19, që nga tetori i vitit 2020.
Kjo ka bërë që autoritetet italiane të nisin hartimin e masave të reja të pandemisë, që do të çojë vendin drejt hapjes.
Kufizimi i lëvizjes gjatë natës për qytetarët italiane do të hiqet totalisht, duke filluar nga 21 qershori.
Ndërkohë nga dita e diel Italia njoftoi fundin e karantinës pesëditore të vendosur deri pak ditë më parë për udhëtarët nga Bashkimi Europian, me qëllimin për të rimëkëmbur sektorin turistik.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, nënshkroi një urdhër që parashikon hyrjen e udhëtarëve nga Bashkimi Europian, zona Shengen, Britania e Madhe dhe Izraeli, me një test negativ, duke anuluar gjithashtu karantinën e detyrueshme, përcjell albinfo.ch.