Sipas mediave të huaja, vendi ka raportuar 437 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25 mijë.
Numri i përgjithshëm i rasteve përfshirë viktimat dhe 54 mijë personave të shëruar, u rritën për 3,370 në 187,327.
Ndryshe, komisioneri i posaçëm italian për situatat emergjente, thotë se për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, kanë më shumë respiratorë sesa pacientë në repartet e kujdesit intensiv.
“Kjo na jep fuqi të ecim përpara”, thotë Domenico Arkuri, komisioneri i posaçëm italian për situata emergjente, transmeton Telegrafi.
Në Itali gjenden rreth 2,500 pacientë të shtrirë nëpër repartet e kujdesit intensiv për shkak të infeksionit nga coronavirusi.