Mediat italiane shkruajnë se jë 18-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën duke u ngjitur në një mal në Itali, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave italiane, i riu jetonte prej vitesh në Lunigiana. Ndërsa nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e miqve të tij, të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët.
Autoritetet tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij. Ishin ekipet e shpëtimit, të cilët nxorën trupin këtë pasdite. Trupi u transportua më pas me helikopterin Pegaso 3 në Pontremoli, ku banonte 18-vjeçari.