Karateisti nga Kosova, Islam Selmani ka shkruar ka arritur sukses të madh në Kampionatin Botëror të Karatesë në Kajro, Egjipt. Ai ka fituar medaljen e argjendtë, që është arritja më e madhe e një karateisti nga Kosova, deri më sot.
Ai në finalen e kategorisë 60 kilogramë është mposhtur nga turku Eray Samdan, të cilin e kishte mundur më herët në fazën e grupeve, shkruan rtklive.com.
Selmani ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme, duke zhvilluar gjashtë luftëra dhe duke mposhtur kampionë bote dhe medalistë olimpikë.
Rrugëtimit të tij drejt finales i ka paraprirë fitorja në gjysmëfinale, ku kishte mposhtur garuesin nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov, me rezultatin bindës 9:1.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar karateistin. “Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë. Shumë urime për Selmanin, trajnerin Isak Curri dhe Federatën e Karatesë së Kosovës”, ka shkruar KOK.