Teksa në shumicën e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar po aplikohen masat mbrojtëse, siç janë mbyllja e klubeve të natës apo kinematë, për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID-19, në ishullin Rathlin situata është krejt ndryshe.
Edhe pse deri më tani nuk ka as edhe një rast të konfirmuar me koronavirus, Rathlin ishte futur në izolim që nga muaji mars.
“Është vendi më i qetë në këtë rajon”, ka deklaruar 18-vjeçarja Orlagh Cecil.
Ajo është një nga 150 banorët që aktualisht jetojnë në ishullin Rathlin dhe punon në pabin e vet, që njëherazi është i vetmi në këtë ishull.