Shumë njerëz në këtë ishull të vogël në jug të Paqësorit me 75% popullsi rurale, nuk janë të pasur, ndaj natyrshëm lind pyetja: si ka mundësi që janë kaq të lumtur? Sekretin e rrëfejnë vetë banorët.
“Njerëzit këtu janë shumë të relaksuar, qeshin shumë, por mbi të gjitha, nuk e kanë shqetësimin e parave! Këtu tek ne, që kur lind, mëson të punosh tokën e të merresh me kopshtari”, shprehen vendasit, transmeton TCH.
“Është pjesë e kulturës tonë dhe ne jemi të lumtur të jetojmë në këtë mënyrë”, rrëfejnë ata, përcjell albinfo.ch.
“Që të gjithë kanë praktikisht tokën e tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me natyrën”.
Përpos kësaj, ekziston një mungesë materializmi që ia bën jetën shumë më të thjeshtë. Të mos qenit materialist dhe lidhjet e forta familjare konsiderohen në fakt si dy prej shtyllave të jetës së lumtur dhe në ishullin e Vanuatu-t, këto i gjen kudo. Ndaj dhe është një ndër vendet më të lumtur, sipas “Happy Planet Index”, i cili merr në konsideratë barazinë, jetëgjatësinë, mirëqenien dhe kushtet mjedisore.