Ish-shefi i Departamentit të sëmundjeve ngjitëse të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), Daniel Koch, është nën mbrojtjen e policisë. Kjo ka ndodhur që nga shkurti, ka thënë “Mister Corona” për portalin online nau.ch.
“Nuk e di arsyen e saktë. Unë nuk jam në dijeni të arsyeve specifike të kësaj mase të Fedpol (Policisë Federale)”, thotë ai.
Me sa duket, Koch, duke qenë “shumë i ekspozuar”, konsiderohej të ishte veçanërisht në rrezik, transmeton albinfo.ch. “Gjatë krizës së Koronës, situata e sigurisë për Zyrën Federale të Shëndetit Publik dhe për përfaqësuesit e saj vlerësohet si situatë e jashtëzakonshme.
Në rastin e Daniel Koch, si person shumë i ekspozuar, kjo vlen shumë specifikisht”, ka shpjeguar vendimin përkatës zëdhënësja e Fedpol, Karin Schmitter.
Policët nuk e shoqëronin ose shoqërojnë 65-vjeçarin kudo, hap pas hapi, por e vizitojnë atë në rreth çdo dy orë, shpjegon Koch. “Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë për këtë”, ka thënë ai.