Televizioni Klan Kosova ka raportuar se Veselinka që shërben në Patrikanën e Pejës ka kërkuar nga KFOR-i transportimin e saj për në Budisalc të Klinë, në mënyrë që të evitojë përballjen e mundshme me ish-bashkëshortin e saj, raporton « Zëri ».
Thuhet se kërkesa e sajë është plotësuar dhe murgesha që tani ka emrin Irina do të qëndronte deri të dielën në manastirin e komunës së Klinës.
Veselnika dhe Tadiq ishin të martuar për 16 vjet, kurse ajo shërben si murgeshë në Pejë që prej vitit 2002.