Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Varshavës, me temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.
Duke shpërndarë videon e adresimit të Kurtit në këtë Forum, ish-deputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shkruar se prania e Kurtit aty është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.
Ai e ka vlerësuar gabim përjashtimin e Kosovës nga QUINT-i, shkruan lajmi.net.
“Ftesa për Albin Kurtin për të adresuar në këtë Forum ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint në përjashtimin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Butikofer në “X”. /Lajmi.net
Postimi i tij i plotë në “X”: Video