Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Adem Demait.
“Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë. Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.
Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!”, ka shkruar Mustafa në postimin e tij në facebook.