Në fillim, deri gjatë verës refugjatët kanë shprehur mirënjohje për Gjermaninë. Ata kanë treguar interesim dhe kanë bërë pyetje të tilla si: “Ku është policia”, “Ku është Zyra Federale” etj. thotë ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maiziere për «ZDF-heute-journal».
E sot “ata udhëtojnë me taksi, shpenzojnë para për të bërë qindra kilometra nëpër Gjermaninë.” Dhe sërish vijnë e përleshen në qendrat e refugjatëve. “Ata bëjnë grevë për shkak se nuk u pëlqen strehimi. Shkaktojnë probleme, sepse nuk e pëlqejnë ushqimin”, thotë Maiziere për emisionin televiziv
Ministri pranon se Gjermania është në kufijtë e saj të mundësive sa i përket trajtimit të refugjatëve
„Ne po i afrohemi me një ritëm të jashtëzakonshëm kufijve të mundësive tona”, thotë ministri gjerman.