Gazetari pejan që raporton për televizionin shqiptar “Top Chaneel” nga Beogradi, Idro Seferi ka qenë mysafir i emisionit më të shikuar në Serbi “24 minuta” që e transmeton B92, ndërsa ka ironizuar me moderatorin, Zoran Kesiq me dy ngjarjet që përshkuan javën, bukën dhe dronin.
Në këtë emision që është më i famshmi për satira, siç vlerëson portali Presheva.com, Idro Seferi, duke folur edhe shqip, i ka dhuruar prezantuesit të emisionit një bukë, në shenjë solidarizimi me bukëpjekësit shqiptar që u sulmuan në Vojvodinë, ndërsa ka marrë me vete dhe një telekomandë dronësh.
“Kam një dhuratë për ty. Në shenjë solidariteti me kolegët e mi bukëpjekës, të dhuroj një bukë, duke e ditur që dhe ti gjithmonë ke uri. Më vjen keq që buka është shumë e pjekur, por këto janë rrethanat e veçanta”, tha gazetari Seferi.
Nëpërmjet humorit, gazetari shqiptar dhe kolegu i tij serb kane komentuar me humor dhe satirë ngjarjet në ndeshje dhe tensionet e krijuara pas ndeshjes Shqipëri – Serbi.
Idro ka çuar mesazhe paqeje, edhe pse sipas tij, është vënë në pikëpyetje vizita e kryeministrit Rama dhe takimi i tij me homologun Vuçiq, duke e krahasuar atë me një ndeshje që sipas tij, nëse do të arbitrohej nga Catherine Ashton, do të ishte e mundur për shkak të të mirës së përgjithshme.
Menjëherë në shumë media është folur për këtë, ndërsa menjëherë është shpëlarë nëpër rrjetet sociale.
Në Beograd, e përditshmja “Blic”, me titullin “Takojeni shqiptarin që është i ftuar në ‘24 minuta’”, flet për gazetarin Seferi duke treguar punën dhe biografinë e tij, por edhe gjërat e hidhura në Kosovë gjatë viteve 90. Në emisionin kritik, Seferi në fund të emisionit është shfaqur me një telekomandë duke pilotuar një dron me flamurin e një emisioni tjetër të këtij televizioni.
Ideo Seferi ka qene gazetar i “Zërit” në Prishtinë, ndërsa ka disa vite që qëndron në Beograd, duke raportuar për televizionin më me ndikim në Shqipëri, por edhe rajon “Top Channel”