Zgjatën vetëm disa minuta ndalimet e fluturimeve në aeroportin e Dublinit në Irlandë, pas pranisë së një droni në pistën e uljes së avionëve.
”Alarmi u ndërpre dhe në aeroport u kthye normaliteti”, njoftuan nga kulla e aeroportit nëpërmjet Twitterit.
“Operacionet e fluturimit kanë rifilluar. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, siguria dhe qetësia e pasagjerëve janë prioritet yni parësor”, thanë nga kulla, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Episodi është i fundit nga një seri që në muajt e fundit ka prekur shumë aeroporte, si në Britaninë e Madhe, ashtu edhe në vende të ndryshme europiane, pa harruar SHBA-në dhe gjetiu.