Duket se e ardhmja e Rocco Vatës është tashmë e paracaktuar. Djali i ish-mbrojtësit të shquar të Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Irlandës së Veriut për takimet e marsit, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ftesën për lojtarin e Watfordit në Championship e ka zyrtarizuar vetë Federata Irlandeze e Futbollit.
Rocco Vata, i cili më herët ka marrë edhe një ftesë nga Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë, duket se ka zgjedhur Irlandën e Veriut, e cila i ka ofruar një vend direkt në ekipin e parë.
19-vjeçari ka luajtur më parë për grupmoshat e Irlandës dhe performanca e tij e mirë ka ndikuar që ai të përfshihet në ndeshjet vendimtare të fazës “play-off” të Ligës së Kombeve.
Receiving their first ever senior Ireland call-ups
Introducing Rocco Vata & James Abankwah 🇮🇪 pic.twitter.com/XV7LQ2UkWK
— Ireland Football ⚽️🇮🇪 (@IrelandFootball) March 13, 2025