Iraku ka filluar zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Hapat përfshijnë dezinfektimin e xhamive, ndalimin e grumbullimeve të mëdha në mjedise publike dhe udhëtimin në Kinë, Iran, Japoni, Kore e Jugut, Tajlandë, Sngapor, Itali, Bahrein dhe Kuvajt, shkruan VoA.
Deri tash, në Irak janë raportuar 6 raste me koronavirus.
Gjithashtu, siç raporton Reuters, Qeveria e Irakut ka ndaluar tubimet publike në kohën kur ka nisur përhapja e koronavirus. Janë urdhëruar gjithashtu edhe të mbyllen kafenetë, restorantet dhe klubet.
Por në Bagdad, jeta duket se po vazhdon si normale dhe disa pronarë të bizneseve mendojnë se përgjigja e qeverisë është e ekzagjeruar.