Nga Maqedonia në Forumin e Cyrihut do të vijnë zëvendëskryeministri Vladimir Pesevski dhe ministri për Investime, Arlind Zeqiri dhe shefi i Agjencisë për Investime të huaja, Visar Fida, të cilët me referimet e tyre do të sjellin një pasqyrë të gjendjes në fushën e investimeve në Maqedoni.
Gjatë punimeve të forumit, disa nga përfaqësuesit e investuesve nga Zvicra do të raportojnë për përvojat e tyre për investimet në Maqedoni.
Forumi në Cyrih ishte në radhën e aktiviteteve të ngjashme që organizon SEC (Dhoma e Bizneseve e Cyrihut për Evropën e Mesme), ku promovohen ekonomitë e vendeve të ndryshme të Evropës.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në Forumin në Cyrih mund të paraqiten deri më 28 tetor.
Më shumë detaje në dokumentin e mëposhtëm:
