Milot Rashica është duke shkëlqyer për Werder Bremend. Në fundjavë, ai shënoi dy gola, derisa një kishte shënuar mesjavën e kaluar, ndaj gjigantit gjerman, Borussia Dortmund, ku skuadra e tij u kualifikua tutje.
Rashica ka dhënë një intervistë ndryshe për faqen e klubit në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Rashica duhet të zgjedh mes dy gjërave që preferon më shumë, kurse ka pyetje nga e kaluara, ushqimi, preferencat e tij në futboll e basketboll.
Nuk kishte si të mungonte pyetja për ushqimin, ku Rashica preferon flijën para qebapit, pasi është ushqim tradicional shqiptar.
Ai zgjedh edhe Kosovën e Vushtrrisë para Vitesses, Ronaldon para Messit dhe Milanin para Interit.