Për shkak të hetimeve për korrupsion në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), të cilat po vazhdojnë ende, Interpoli vendosi të pezullojë kontratën për ruajtjen e integritetit sportiv me FIFA-n, njoftoi Reuters, transmeton albinfo.ch.
Interpoli në vitin 2011 ka marrë 20 milionë euro në programin 10-vjeçar në luftën kundër ruajtjes së integritetit në sport.
Me këtë program Interpoli dhe FIFA i kanë ‘shpallur luftë’ kurdisjes së ndeshjeve dhe basteve ilegale.
Në një deklaratë të shkurtër, të publikuar nga Interpoli, thuhet se paratë nga fondi “do të bllokohen”.