Qasja në internet në Zvicër kushton dukshëm më shtrenjtë se në vendet fqinje, ka konstatuar Preisüberwacher, organizata që mbikëqyr çmimet, në një analizë të saj.
Madje edhe shërbimi më i lirë i internetit në kategorinë e tij në Zvicër është mbi 80% më i shtrenjtë se ai i kategorisë së njëjtë në vendet si në Gjermani, Francë, Itali etj. ka thënë analisti Setfan Meierhans për sf1.
Po kështu sipas tij edhe raporti çmim/shërbim në Zvicër del i pavolitshëm. Në vendet fqinje hulumtimi (surfimi) në internet është 10 deri në 50 herë më i shpejtë se në Zvicër.
Për këtë arsye, Preisüberwacher kërkon ndryshime në ligjin mbi telekomunikacionin, në mënyrë që të stimulohet konkurrenca.