Duke filluar nga sot, e mërkurë, vetë-testet falas do të jenë në dispozicion në barnatore në gjithë Zvicrën, raporton srf.ch.
Vetë-testet janë të destinuara vetëm për njerëzit pa simptoma që nuk kanë kontakte me njerëz nga grupi i rrezikut, ka thënë Martine Ruggli, kryetare e Shoqatës Zvicerane të Farmacistëve Pharmasuisse në një intervistë në “Blick”.
Ajo me këtë rast ka bërë thirrje që të mos “sulmohen” farmacitë më 7 prill, ditën kur pritej të kishte kërkesë të lartë për vetë-testet falas.
Dhe, duket se thirrja e Shoqatës së farmacistëve ka bërë efektin e saj: Ndonjë nxitim i madh për të siguruar vetë-testet e koronës nuk është regjistruar të mërkurën në mëngjes, transmeton albinfo.ch.
Sigurisht, farmacitë zvicerane ishin përplot, por nuk kishte radhë të gjata njerëzish duke pritur.