Sipas faqes së dedikuar për informacionin e klubit zikaltër, “fcinternews.it”, drejtuesit e Interit janë takuar në Milano me presidentin e Veronës, Mauricio Seti, ku kanë hedhur piketat për tri tansferime.
I pari në listën e Marotës është Amrabat, por për marokenin Verona kërkon minimalisht 15 milionë euro për ta lënë të lirë. Por, veç tij, Interi ka në radarë dhe dy qendërmbrojtësit e rinj të skuadrës së “Bentegodit”, pikërisht Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, të cilët kanë krijuar një dyshe solide në prapavijë, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.