Skip to content

Intelegjenca britanike zbulon se Rusia mbështetet tek mercenarët

Sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike, Rusia vazhdon të mbështetet në mercenarët dhe njësitë vullnetare të ushtrive private në luftën e saj kundër Ukrainës, edhe pas kryengritjes së Wagnerit. Videoja e publikuar nga Kremlini tregon se presidenti rus Vladimir Putin takohet me ish-shefin e shtabit të grupit mercenar Wagner, Andrey Troshev. Putin e udhëzoi […]

Sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike, Rusia vazhdon të mbështetet në mercenarët dhe njësitë vullnetare të ushtrive private në luftën e saj kundër Ukrainës, edhe pas kryengritjes së Wagnerit.

Videoja e publikuar nga Kremlini tregon se presidenti rus Vladimir Putin takohet me ish-shefin e shtabit të grupit mercenar Wagner, Andrey Troshev. Putin e udhëzoi Troshevin të krijonte “njësi të reja luftarake vullnetare”.

I pranishëm në takim ishte edhe zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Yunus-bek Yevkurov, i cili së fundmi është parë duke vizituar vendet afrikane, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

Vlerësimi britanik deklaronte se ”Troshev ishte i përfshirë në përpjekjen për të bindur luftëtarët e Wagnerit të nënshkruanin kontrata me ushtrinë e rregullt ruse” dhe shtoi se ”shumë veteranë të Wagner ndoshta e konsiderojnë atë si një tradhtar”.

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacione të përditshme mbi ecurinë e luftës që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Moska akuzon Londrën për dezinformim.