Skip to content

Inteligjenca artificiale shihet si kërcënim, krijohet edhe prezantuesja artificiale

Një televizion në Kuvajt deklaron se ka krijuar një spikere virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale. “Fedha” bëri debutimin e saj në një llogari në Twitter të Kuwait News, një partner mediatik i Kuwait Times. Ajo u shfaq si një grua e re me flokë të çelura, që kishte veshur një xhaketë të zezë dhe […]

Një televizion në Kuvajt deklaron se ka krijuar një spikere virtuale lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Fedha” bëri debutimin e saj në një llogari në Twitter të Kuwait News, një partner mediatik i Kuwait Times.

Ajo u shfaq si një grua e re me flokë të çelura, që kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një bluzë të bardhë.

“Përshëndetje, jam Fedha, prezantuesja e parë e lajmeve në Kuvajt që punon përmes inteligjencës artificiale në Kuwait News. Çfarë lajmesh preferoni të dëgjoni? Jam e gatshme të dëgjoj kërkesat tuaja”, shprehet prezantuesja virtuale në arabisht.

Sipas një prej redaktorëve të televizionit, Fedha është e aftë të flasë në theksin kuvajtian si dhe të lexojë titujt e gazetave. Ai shpjegon se emri i saj vjen nga një fjalë e vjetër arabe për argjendin./cnn