Për hir të “Natës së Shtrigave”, rrjeti social Instagram ka prezantuar një veçori të re për kamerën në këtë aplikacion.
Gjiganti teknologjik ka njoftuar se nëse shikohet në pjesën e poshtme kur hapet për incizim të videove, do të vërehet një opsion i ri i quajtur Superzoom. Nëse klikohet ky buton, do të afrohet automatikisht një zonë e caktuar dhe do të kompletohet me disa efekte dramatike të zërit.
Superzoomi funksionon me kamerën e përparme, por edhe me atë të pasme, transmeton Albinfo.ch.
Veçoria e re është në dispozicion për pajisjet iOS dhe Android.