Në veçanti, sipas hulumtimeve të brendshme, një në tre përdorues të rinj zhvillojnë çrregullime të perceptimit të trupit të tyre, ndërsa të tjerët besojnë se platforma u shkakton shqetësime dhe rritje të tendencave depresive, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Wall Street Journal i mori rezultatet e hulumtimit të kryer nga Facebook nga viti 2019 e tutje.
“32% e adoleshentëve thanë se kur ishin ndjerë keq në lidhje me trupin e tyre, Instagram i kishte bërë të ndiheshin edhe më keq”, raportuan studiuesit.
Sidoqoftë, Facebook thuhet se ka luftuar për ta trajtuar problemin.
Gjithashtu, kanë rrjedhur informacione në muajt e fundit, se kompania dëshiron të krijojë një version të Instagramit për “nën 13 vjeç”.
Në një postim zyrtar, shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, shpjegoi se kompania po kërkon mënyra për të larguar përdoruesit nga lloje të caktuara të postimeve dhe përmbajtjes.