Inspektimet përfshijnë sigurinë e punëtorëve, pagën dhe orarin gjatë punës, shkrujnë mediat e vendit. Sa i përket sigurisë, Inspektorati thotë se gjithçka është në rregull.
Pas përfundimit të inspektimeve, sipas tij, pritet të dalin me konkluzione rreth zbatimit të Ligjit në kompaninë amerikano-turke.
Kryetari i Degës së ndërtimtarëve në Sindikatën e Sektorit Privat, Avni Ajdini, tregon se nuk kanë pasur sukses për të formuar një sindikatë.
“Kemi tentuar bashkë me udhëheqësit e BSPK-së, për të formuar një sindikatë për këta punëtorë, por nuk ka pasur sukses deri tash ka deklaruar Ajdini.