Ka plotësuar kushtet për tu proceduar më tutje iniciativa për votimin popullor në nivel federal për sigurimin e pagës minimale në Zvicër.
110.000 nënshkrime i ka mbledhur federata e sindikatave të Zvicrës me të cilat synon të fitojë votat e popullit për të mbrojtur të punësuarit nga arbitrariteti i punëdhënësve. Sipas kësaj federate, viteve të fundit është rritur shumë presioni mbi pagat, në një kohë që kostoja e jetës ka ardhur duke u ngritur.
Me këtë iniciativë kërkohet që autoritetet federale të përcaktojnë me ligj pagën minimale prej 4000 frangash në muaj.